Operacion “blic” në Mamurras, plagoset i shumëkërkuari që tentoi të sulmonte efektivët
Policia e Shtetit ka arrestuar një 23-vjeçar në kërkim në Mamurras, i cili gjatë operacionit për kapjen e tij ka tentuar të përplasë me makinë efektivët, por është neutralizuar nga Forca Operacionale. Gjatë neutralizimit 23-vjeçari në kërkim është plagosur dhe është transportuar në Spitalin e Traumës. Sipas njoftimit zyrtar, në vijim të operacioneve të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, të realizuara pas shkëmbimit të informacioneve dhe koordinimit të veprimeve operacionale me partnerët ndërkombëtarë, me qëllim kapjen e shtetasve në kërkim, është administruar informacion për vendndodhjen e shtetasit të shpallur në kërkim Leonard Dema, 23 vjeç, lindur në Mamurras, i dënuar me 7 vjet burgim nga Gjykata e Trentos, për tentativë vrasjeje. Gjatë operacionit për kapjen e të kërkuarit, në momentin e ndërhyrjes, në një...
Burimi:
javanews.al