“Nuk po merrja dot frymë”, flet qytetari që u dhunua gjatë protestës në Zvërnec: Flasim edhe greqisht, kjo nuk na bën më pak shqiptarë
Ka reaguar për herë të parë qytetari që u dhunua nga rojet private gjatë protestës në Zvërnec. Me anë të një video-mesazhi, ai u shpreh se prej disa ditësh nuk ka mundur të flasë për shkak të goditjeve që mori në grykë, të cilat e bënë të pështynte gjak. Po ashtu, ai ka rrëfyer momentin kur rojet private e larguan nga zona ku po protestonte, duke e çuar në një makinë dhe duke i vendosur pistoletën në kokë, por sipas tij fal ndërhyrjes së policisë së shtetit është shpëtuar dhe kthyer mbrapa. “Përshëndetje zoti kryeministër. Unë jam ai qytetari vlonjat që u tërhoq zvarrë nga policia e oligarkëve. Trupi im është i plagosur dhe sot zëri im është i mundshëm që të flasë, se deri...
Burimi:
javanews.al