“Nuk jam vrasës, mbrojta veten”, lihet në burg 25-vjeçari që goditi për vdekje fqinjin në Durrës: Më vjen keq…
“Arrest me burg” ka caktuar Gjykata e Durrësit për 25-vjeçarin Meklan Meça, i dyshuar për vrasjen e fqinjit të tij, 60-vjeçarit Rrapush Memolla. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 20 qershorit në lagjen “Mollaj” të Rrogozhinës. Sipas hetimeve paraprake, konflikti mes dy fqinjëve ka nisur rreth orës 21:50 dhe ka degjeneruar në përdorimin e mjeteve prerëse. Si pasojë e plagëve të marra, 60-vjeçari humbi jetën, ndërsa autori pësoi lëndime të lehta në dorë. Pas ngjarjes, policia bëri të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar Meklan Meça. Në seancën për vlerësimin e masës së sigurisë, Gjykata e Durrësit pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe vendosi ndaj tij masën “arrest në burg”. Nga të dhënat e deritanishme, autoritetet dyshojnë se krimi ka ndodhur pas një konflikti të çastit...
Burimi:
vizionplus.tv