Nuk arkëtoi 69 milionë lekë të pensioneve dhe ndihmave sociale, arrestohet ish-drejtoresha e postës

Nuk arkëtoi 69 milionë lekë të pensioneve dhe ndihmave sociale, arrestohet ish-drejtoresha e postës

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e ish-drejtoreshës së Postës së Durrësit, Elisabeta Mataj, shefes së Financës, Valbona Hoti Duni, dhe arkëtares Paola Dana. Sipas bluve, këto tre persona “nuk arkëtuan në arkën e degëve Shijak dhe Krujë, shumën 69 milionë lekë të rinj, të destinuar për shpërndarjen e pensioneve dhe ndihmave sociale”. Njoftimi i policisë: Finalizohet operacioni policor i koduar “Filiali”, i zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me DVP Durrës dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës. Nuk arkëtuan në arkën e degëve Shijak dhe Krujë, shumën 69 milionë lekë të rinj, të destinuar për shpërndarjen e pensioneve dhe ndihmave...