Njëri djalë i vdiq 6 muaj më parë, Enea u vra dje! Tragjedi e dyfishtë në familjen Mekolli, i jepet lamtumira “Dëshmorit të Atdheut”
Vetëm gjashtë muaj pas humbjes së djalit të parë, familja Mekolli është përballur me një tjetër tragjedi të rëndë. Enea Mekolli, efektiv i forcave “Shqiponja”, mbeti i vrarë gjatë operacionit policor të zhvilluar më 4 qershor në fshatin Lozhan. Vision Plus mëson se familja Mekolli kishte humbur edhe djalin tjetër vetëm gjashtë muaj më parë, pas një sëmundjeje të rëndë. Gazetari i Vizion Plus, Tonin Frroku, bëri të ditur se gjatë muajve të fundit janë organizuar katër operacione nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, me mbështetjen e forcave speciale dhe RENEA-s, për kapjen e Violand Braçellarit. Megjithatë, i dyshuari kishte arritur t’u shmangej aksioneve policore, duke u larguar pak para mbërritjes së efektivëve. Ndërkohë, efektivi i plagosur gjatë operacionit, Edison Adri, ndodhet në gjendje stabël...
Burimi:
vizionplus.tv