Një viktimë dhe dy të plagosur, si ndodhi aksidenti tragjik në Shkodër

Një viktimë dhe dy të plagosur, si ndodhi aksidenti tragjik në Shkodër

Një aksident tragjik ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Shkodrës, ku një person rreth 50 vjeç ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa 2 të tjerë janë plagosur rëndë. Sipas informacioneve paraprake, një automjet përplasi fillimisht një person që po lëvizte me biçikletë dhe për pasojë u përplas edhe me një automjet që ndodhej para tyre. Përplasja ka qenë tepër e fortë, ku ndërroi jetë personi që ishte në biçikletë dhe u plagosën rëndë dy shoferët e makinave, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.