Një i plagosur me thikë transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës, policia nis hetimet
Një konflikt i ndodhur mbrëmjen e sotme ne lagjen Isa Boletini në Vlorë ka përfunduar me plagosjen e një personi me mjet prerës. Sipas informacioneve paraprake, gjatë konfliktit një person ka mbetur i dëmtuar. Mësohet se në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, të cilat i kanë dhënë ndihmën e parë të plagosurit deri në mbërritjen e ambulancës. I dëmtuari është transportuar më pas drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për trajtim mjekësor, ndërsa Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Gjendja e tij shëndetësore jashtë rrezikut për jetën.
Burimi:
javanews.al