Ngriti “shtëpi bari” në mes të fshatit, arrestohet shqiptari! Sistem modern kultivimi me panele diellore, aspiratorë dhe…
Karabinierët arrestuan një 63-vjeçar shqiptar në Luginën Fontanabuona, në një serë me marijuanë dhe një mitraloz në shtëpi. Një strukturë e sofistikuar prodhimi dhe një armë lufte e gjetur në një shtëpi. Nuk është skenari i një filmi aksion, por ajo që karabinierët e degës Chiavari zbuluan në zemër të Luginës, e kontrolluar nga shqiptari i dyshuar, i cili tani ndodhet nën arrest shtëpiak pasi çështja u vërtetua nga gjykatësi hetues i Xhenovës. E gjitha filloi me një kontroll rutinë të zonës. Ushtarakët, gjatë një patrullimi në zonat më të izoluara të luginës, i vunë sytë nga një shtëpi ferme e dyshimtë. Pasi hynë brenda, ata u përballën me një sistem kultivimi që nuk ishte aspak i improvizuar: një serë me teknologji të lartë për...
Burimi:
javanews.al