Ngjarje tragjike në Durrës, 19-vjeçarja i jep fund jetës, hidhet nga kati i 5-të

Ngjarje tragjike në Durrës, 19-vjeçarja i jep fund jetës, hidhet nga kati i 5-të

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mëngjes së Durrës, ku një adoleshente ka ndërruar jetë. Raportohet se një 19-vjeçare i ka dhënë fund jetës, duke u hedhur nga kati i 5-të i një pallati. Për pasojë, ajo ka humbur jetën në vendngjarje. Nuk dihen ende shkaqet që e çuan të renë drejt aktit të rëndë, por dyshohet se ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.