Ngjarja në Lozhanë, dalin detaje të reja! Braçellari zbrazi gjithë arsenalin ndaj bluve

Ngjarja në Lozhanë, dalin detaje të reja! Braçellari zbrazi gjithë arsenalin ndaj bluve

Kallashnikov, pushkë model 56, çifte dhe radio policie ishin arsenali që ka përdorur në përplasjen me policinë 43-vjeçari Violand Braçellari, teksa nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i vrarë polici Enea Mekolli dhe u plagos kolegu i tij Edison Adri. Policia e Korçës pretendon se në operacion kanë qenë 40 efektivë, teksa mësohet se plumbat e derdhur nga automatiku i Braçellarit kanë depërtuar edhe jelekët antiplumb. Nga ana tjetër, Policia e Korçës sqaron se nuk ka njoftuar forcat RENEA për operacionin. Ndërkohë, në Pogradec u mbajtën homazhe në nder të efektivit të vrarë Enea Mekolli. Syri TV Detaje të reja kanë dalë në dritë pas operacionit tragjik në Lozhan të Maliqit, ku mëngjesin e së enjtes mbeti i vrarë efektivi i “Shqiponjave” Enea Mekolli dhe u...