Ngacmoi seksualisht 21-vjeçaren në Korçë,”arrest në shtëpi” për mjekun Nikolla Nunka
Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë arrest në shtëpi për mjekun kirurg, Nikolla Nunka, i akuzuar për veprën penale të ngacmimit seksual ndaj një paciente 21 vjeçare. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura dhe zgjati rreth 2 orë. Prokuroria ka paraqitur para gjykatës provat të cilat implikojnë kirurgun Nunka dhe provojnë dyshimin e arsyeshëm për konsumimin e veprës penale. Prokurori i ka kërkua gjykatës që për shkak të moshës të akuzuarit ti caktohet masa e sigurisë arrest në shtëpi dhe të vlerësojë si të ligjshëm arrestin në flagrancë, kërkesa që janë pranuar nga gjykata. Gjatë seancës kirurgu nën akuzë për ngacmim seksual ka mbajtur qëndrim mohues ashtu ai edhe gjatë marrjes në pyetje.
Burimi:
opinion.al