Nga festa në bord te përballja me policinë, anija turistike në Vlorë gjobitet me 400 mijë lekë
Një anije turistike është ndëshkuar me masë administrative prej 400 mijë lekësh të rinj, pasi është konstatuar duke lëshuar muzikë me volum mbi normat e lejuara gjatë lundrimit pas mesnate në zonën bregdetare të Vlorës. Ndërhyrja e Policisë erdhi pas ankesave të qytetarëve për zhurmat e krijuara. Shërbimet e rendit kanë kryer kontrolle në afërsi të zonës së Ujit të Ftohtë, në drejtim të Lungomares, ku konstatuan një mjet lundrues turistik që prishte qetësinë publike. Sipas Policisë, rreth orës 00:52, anija po lundronte nga zona e Ujit të Ftohtë drejt Portit të Vlorës, ndërsa muzika që lëshohej nga bordi ishte mbi nivelet e lejuara. Për këtë rast, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Vlorës, ku nisi procedimi penal për administratorin e anijes, shtetasin D....
Burimi:
javanews.al