Nga e mërkura 40 për qind më pak autobusë në qarkullim, ja njoftimi

Nga e mërkura 40 për qind më pak autobusë në qarkullim, ja njoftimi

Duke nisur nga dita e mërkurë do të reduktohet me 40 për qind flota e autobusëve në vend, bën me dije Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban. Në njoftim thuhet se mungesa e reagimit të qeverisë ka përkeqësuar ndjeshëm situatën financiare të operatorëve. “Kjo mungesë reagimi dhe veprimi konket ka përkeqësuar ndjeshëm situatën financiare të operatorëve, të cilët ndodhen tashmë në kushte tejet të vështira për të përballur vazhdimin e aktivitetit. Për pasojë ju bëjmë me dije se, duke filluar nga nesër do të reduktojmë numrin e mjeteve në qarkullim duke e ulur me 40 për qind flotën në shërbimin e transportit publik, si një masë e detyruar për përballimin e kësaj situate emergjente”, thuhet në njoftim.