Nesër protesta e opozitës, policia njofton planin e masave: Ja rrugët që do të bllokohen

Nesër protesta e opozitës, policia njofton planin e masave: Ja rrugët që do të bllokohen

Policia ka dalë me një plan masash lidhur me protestën e opozitës që është njoftuar të zhvillohet të premten e 8 majit në në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para godinës së Kryeministrisë. Policia bën me dije se lidhur me tubimin që nis në orën 19:00 janë marrë një sërë masash duke kufizuar qarkullimin në disa rrugë. Sipas njoftimit, nga ora 23:45 e kësaj të enjte deri në përfundim të tubimit, do të bllokohet lëvizja dhe nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga vendi i quajtur “Ura e Dajtit” deri në rrugën “Ismail Qemali”. Ndërkohë të premten nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi...