Në kërkim për plagosje të dyfishtë në Paskuqan/ Kapet pas 2 javësh arrati 41-vjeçari
I kërkuar për plagosje të dyfishtë, me mjet prerës, lëvizte i armatosur në qytet, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari. 2 javë më parë, në Paskuqan, 41-vjeçari, dyshohet se plagosi shtetasit E. Q. dhe A. V., gjatë një konflikti të çastit. Sekuestrohen 1 armë zjarri (pistoletë), krehri i saj me fishekë, dhjetëra fishekë të tjerë të kalibrave të ndryshëm, 1 armë e ftohtë (thikë), një sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë dhe automjeti tip “Benz” qe drejtonte i ndaluari. Si rezultat i punës operative dhe asaj operacionale, kryer me qëllim lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe të shtetasve që cenojnë sigurinë publike, duke lëvizur të armatosur ose me sende të tjera të kundërligjshme, me vete, specialistët e Seksionit...
Burimi:
syri.net