Në kërkim për plagosje, kapet në Tiranë me armë e kokainë vëllai i Fatjon Muratit
Një 41-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit. A2 CNN raporton se Ylli Murati ishte në kërkim për plagosjen e dyfishtë me thikë 2 javë më parë, në Paskuqan. Sipas policisë ai lëvizte i armatosur në qytet dhe gjatë kontrollit në automjet iu gjetën 1 pistoletë, krehri i saj me fishekë, dhjetëra fishekë të kalibrave të ndryshëm, 1 thikë dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë. A2 CNN mëson se Ylli Murati është vëllai i Fatjon Muratit, i cili është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Emri i tij u përfol pas masakrës në mbikalimin e Fushë-Krujës, ku mbetën të vrarë Brilant Martinaj (nipi i Ervis Martinajt), Besmir Hoxha dhe Dikler Vata. Pas ngjarjes, Murati...
Burimi:
javanews.al