Në kërkim nga Spanja për trafik droge dhe organizatë kriminale, arrestohet 39-vjeçari në Malësinë e Madhe

Në kërkim nga Spanja për trafik droge dhe organizatë kriminale, arrestohet 39-vjeçari në Malësinë e Madhe

Një 39-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle është arrestuar në Malësinë e Madhe, pas një operacioni të zhvilluar nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me homologët në Spanjë. Sipas njoftimit zyrtar, i arrestuari Gentjan Handraj alias Gentjan Hotaj banues në Koplik, ishte shpallur në kërkim nga Interpol Madrid, pasi Gjykata spanjolle i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”. Operacioni u finalizua nga Sektori për Kërkimin (FAST Albania), në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër. Autoritetet bëjnë me dije se 39-vjeçari u lokalizua dhe u arrestua provizorisht në zbatim të masës së kërkuar ndërkombëtare. Aktualisht, Interpol Tirana po vijon procedurat me...