Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohen dy persona në Durrës

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohen dy persona në Durrës

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar nga policia e Durrësit. Njëri prej të arrestuarve është Enkelet Avduli, 46 vjeç, i cili u ndalua teksa lëvizte me automjet në aksin rrugor Rrogozhinë-Peqin. Sipas Policisë, Gjykata e Apelit e Bolonjës, Itali, e ka dënuar atë me 7 vjet, 5 muaj dhe 9 ditë burgim për veprat penale të trafikimit të lëndëve narkotike, armëmbajtjes pa leje dhe kanosjes. Në kuadër të të njëjtit operacion u arrestua edhe shtetasi me inicialet Sadik Kasa, 38 vjeç, i lokalizuar në fshatin Sukth i Ri. Autoritetet gjyqësore në Madrid i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim tregtimin e lëndëve narkotike. Policia bën me dije se të dy...