Ndërroi jetë pas aksidentit në Shqipëri, 60-vjeçari kinez, biznesmen i rëndësishëm
Shtetasi kinez qe humbi jeetën si pasojë e një aksidenti në aksin Elbasan-Librazhd më 26 Prill, ishte në fakt një biznesmen i rëndësshëm në vendin e tij. Mediat e huaja raportojnë se bëhet fjalë për 60 vjeçarin Li Jianhong, president dhe kryetar i kompanisë “Xinjiang Grand Scape Group” dhe themelues i resortit të skive “Silkroad Mountain Resort” në Urumqi të Kinës. Li ishte gjithashtu i njohur si sportist ekstrem dhe alpinist. Ai kishte përfunduar ngjitjen e shtatë majave më të larta në botë dhe kishte arritur në të dy polet e Tokës, duke u bërë një nga pak alpinistët kinezë që e kanë përfunduar këtë sfidë. Në vitin 2018 kishte ngjitur malin Everest dhe më pas K2, në vargmalin Karakoram, brenda një periudhe të shkurtër...
Burimi:
opinion.al