Nderohet Rexhep Qosja, Kuvendi i Kosovës vlerëson kontributin e akademikut në një seancë të posaçme

Nderohet Rexhep Qosja, Kuvendi i Kosovës vlerëson kontributin e akademikut në një seancë të posaçme

Me një minutë heshtje nisi seanca e posaçme e Kuvendit të Kosovës në nderim të akademikut Rexhep Qosja. Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu u shpreh se akademiku ishte zë i qartë kundër shtypjes, padrejtësisë dhe përpjekjeve për mohim të identitetit kombëtar.  “Ai ishte zë i qartë kundër shtypjes, kundër padrejtësisë dhe përpjekjeve për mohimin e identitetit tonë kombëtarë.  Kontributi i tij shtrihet edhe në proceset politike të fundit të shekullit të kaluar kur Kosova kërkonte liri dhe republikë. Rexhep Qosja vuri autoritetin e tij intelektual në shërbim të kësaj të drejte duke artikuluar lirinë e Kosovës si të drejtë historike dhe kauzë që kërkonte konfirmim ndërkombëtarë”, tha Haxhiu. Zëvendëskryeministri, njëherësh ministri i Jashtëm Glauk Konjufca e vlerësoi Rexhep Qosjan si rilindasin e fundit shqiptar. “Neve shqiptarëve na...