Municioni luftarak/ Banorja: Shkela mbi njërin prej tyre, s’e dija çfarë ishin, më pas i largova

Municioni luftarak/ Banorja: Shkela mbi njërin prej tyre, s’e dija çfarë ishin, më pas i largova

Një 65-vjeçare  nga zona e Hidrovorit në Vlorë, ka treguar se si e ka gjetur municionin luftarak në zonën e Pyllit të Sodës. Elizabeta Shehaj shprehet armët dhe granatat e dyshuara, i ka hasur në anë të rrugës teksa po kthehej për në shtëpi. Ajo tregon se ka qenë duke kaluar në zonë, kur ka shkelur mbi njërën prej tyre, e cila fatmirësisht nuk ka shpërthyer. Shehaj thotë se objektet ndodheshin në pjesën anësore të rrugës. Fillimisht nuk e kishte kuptuar se çfarë ishin, por pasi ka parë më me kujdes dhe ka kuptuar rrezikun, është gjendur e pasigurt se si duhej të vepronte. ‘Po vija nga puna, kalova rrugën e pashë një kallash të mbledhur me një peshqir dhe e mora e hodha te...