Morën vilën me qera në Elbasan për prostitucion dhe shitje droge, arrestohen 4 vajza nga Kolumbia dhe Republika Domenikane

Morën vilën me qera në Elbasan për prostitucion dhe shitje droge, arrestohen 4 vajza nga Kolumbia dhe Republika Domenikane

Specialistët e strukturave hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me specialistët e seksioneve për Hetimin e Trafiqeve dhe për Mbështetjen Operacionale, si rezultat i një hetimi intensiv, me metoda proaktive, të kryer në koordinim me Prokurorinë e Elbasanit, me qëllim dokumentimin me prova ligjore të vënies së një objekti disakatësh, në lagjen “Visarjon Xhuvani”, në funksion të disa veprimtarive kriminale, finalizuan operacionin e koduar “Streha”. Gjatë ndërhyrjes në objekt, u arrestuan në flagrancë shtetaset e huaja, B. M., 35 vjeçe, D. G., 27 vjeçe, L. M., 25 vjeçe dhe J. B., 33 vjeçe. Nga hetimi rezultoi se ato ushtronin prostitucion në objektin 3-katësh, si dhe iu shitnin shtetasve që përfitonin nga kjo veprimtari kriminale, lëndë narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa. Gjithashtu, nga...