Mesazhet në Telegram zbulojnë organizimin e dhunës në Komisariat, thirrje për presion dhe përshkallëzim

Mesazhet në Telegram zbulojnë organizimin e dhunës në Komisariat, thirrje për presion dhe përshkallëzim

Një police e plagosur, xhama të thyer e dëme të konsiderueshme pranë Komisariatit nr. 3, me këto pamje u përmbyll protesta kombëtare e mbajtur të shtunën në kryeqytet. Protestuesit mbajtën disa fjalime në bulevard e më pas nisën marshimin drejt Komisariatit nr. 3, aty ku dëmtuan xhamat, i thyen dhe shkaktuan kaos. Ndërkohë, disa mesazhe të publikuara nga një grup në Telegram, ku duket se komunikojnë persona të përfshirë në drejtimin e marshimeve të protestës, hedhin dritë mbi mënyrën se si u organizua zhvendosja e turmës drejt Komisariatit nr. 3, ku mbaheshin të arrestuarit pas dhunës së të enjtes para Kuvendit. Në biseda, pjesëmarrësit diskutojnë për lëvizjen e protestuesve drejt komisariatit, ndërsa në disa mesazhe shfaqen thirrje për presion dhe përshkallëzim, me qëllim lirimin e...