Merrte paratë për riparime dhe tentonte të shiste makinat e klientëve, arrestohet pronari i servisit në Tiranë

Merrte paratë për riparime dhe tentonte të shiste makinat e klientëve, arrestohet pronari i servisit në Tiranë

Pronari i një servisi automjetesh në zonën e Astirit është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se ka mashtruar disa qytetarë duke marrë pagesa për riparime që nuk janë kryer. Operacioni i koduar “Skema” u finalizua nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas kallëzimeve të disa pronarëve të automjeteve, të cilët deklaruan se kishin paguar shërbimet, por automjetet e tyre nuk ishin riparuar. Në pranga u vu shtetasi M. H., 37 vjeç, pronar i subjektit të servisit, ndaj të cilit janë dokumentuar 6 raste të dyshuara të veprimtarisë kriminale të mashtrimit. Sipas hetimeve, përveçse nuk ka kryer riparimet për të cilat ishte paguar, në disa raste 37-vjeçari dyshohet se ka tentuar edhe t’i shiste automjetet që i ishin lënë nga...