Megaoperacioni i SPAK për trafikun e kokainës, GJKKO lë në burg ndërtuesit

Megaoperacioni i SPAK për trafikun e kokainës, GJKKO lë në burg ndërtuesit

Ndërtuesit e ndaluar pak ditë më parë në kuadër të një megaoperacioni për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash dolën sot para Gjykatës së Posaçme për verifikimin e masave të sigurisë. Gjykata vendosi të lërë në fuqi masën “arrest në burg” për O.B.,  D.A. dhe O.S. Për E.J u caktua masa “arrest shtëpie”, ndërsa G.I., u lirua kundrejt garancisë pasurore për arsye shëndetësore. Gjatë seancës, avokati i biznesmeni O. S., kërkoi caktimin e një mase më të lehtë sigurie, duke pretenduar se nuk provohet përfshirja e tij në proces. Seanca nisi në orën 09:00 dhe u ndërpre për rreth dy orë, pasi avokatët mbrojtës kërkuan kohë për t’u njohur me aktet hetimore. Në sallën e gjyqit ishin të pranishëm kreu i SPAK, Altin Dumani, prokurorja...