‘Më vrisni…nuk meritoj të jetoj!’/ Zbardhet dëshmia e 57-vjeçarit që shtypi për vdekje fëmijët në Durrës

‘Më vrisni…nuk meritoj të jetoj!’/ Zbardhet dëshmia e 57-vjeçarit që shtypi për vdekje fëmijët në Durrës

“Me vrisni… nuk meritoj të jetoj”, kështu mësohet të ketë nisur dëshminë para policisë 57-vjeçari që shkaktoi aksidentin tragjik mesditën e kësaj të diele në Durrës, ku dy fëmijë humbën jetën, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje kritike në Spitalin e Traumës.  Nikollë Rradaçi është marrë në pyetje dy herë nga grupi hetimor, pasi fillimisht ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike dhe nën efektin e alkoolit. Ai dyshohet të ketë deklaruar se ishte i dehur në momentin e aksidentit dhe se nuk mban mend asgjë nga ngjarja, ndërsa ka shprehur tronditjen për pasojat e rënda. Sipas burimeve, 57-vjeçari ishte bërë shqetësim i vazhdueshëm për banorët e zonës, të cilët kishin bërë disa herë ankesa në polici për drejtimin e automjetit me shpejtësi të lartë...