“Më tha fik dritat e lokalit…”, çfarë deklaron kamarieri mbi zhdukjen e 34-vjeçarit në Tiranë
Ka dëshmuar para togave të zeza kamarieri E.Z., i cili u arrestua ditën e djeshme si bashkëpunëtor i dyshuar për rrëmbimin e 34-vjeçarit në Tiranë. Ai ka mohuar në mënyrë kategorike që të jetë i përfshirë në rrëmbimin e të riut. Gjatë dëshmisë së tij, ai tregon se pronari i lokalit në të cilin punonte, A.SH., i kishte kërkuar që të fikte dritat, ndërsa më pas nuk kishte dijeni se çfarë mund të kishte ndodhur pas largimit të tij. “Punoj në lokalin e A.SH. si kamarier. Ditën që thotë prokuroria e kam parë 34-vjeçari kur ka hyrë në lokal, sepse e njoh. Më pas nuk e kam parë më, nëse ishte larguar apo jo. Ndërkohë, A.Sh më ka thënë që të fikja dritat e lokalit,...
Burimi:
javanews.al