Aksident i rëndë në Elbasan-Rrogozhinë ku humbi jetën 73-vjeçari, banorët kërkojnë masa për sigurinë në rrugë
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Elbasan-Rrogozhinë, pranë fshatit Përparim, ku një këmbësor ka humbur jetën pasi është përplasur nga një furgon mallrash. Viktima është identifikuar si Agim Hoxha, 73 vjeç. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se i moshuari ka qenë duke kaluar rrugën në momentin kur është goditur nga furgoni, i cili mësohet se ishte në parakalim. Për zbardhjen e plotë të rrethanave pritet këqyrja e kamerave të sigurisë në zonë dhe marrja e dëshmive të personave që kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes. Banorët e zonës shprehen të tronditur nga aksidenti, ndërsa ngrenë shqetësimin se raste të tilla janë të shpeshta në këtë aks rrugor. Sipas tyre, shkak kryesor mbetet shpejtësia e lartë e automjeteve dhe mosrespektimi i rregullave të...
Burimi:
syri.net