“Më mori në telefon”, banori i Vaut të Dejës dëshmon në seancën ndaj kryebashkiakut Shkreli

“Më mori në telefon”, banori i Vaut të Dejës dëshmon në seancën ndaj kryebashkiakut Shkreli

Aleksandër Dodani, banor i Vaut të Dejës, ishte dëshmitari i radhës në seancën e së martës ndaj kryebashkiakut Kristian Shkreli. Ai është shprehur se Shkreli e ka marrë në telefon dhe se i ka thënë krushkut të tij të votonte PS-në, por shton se ai është demokrat. Dodani mohoi që të ketë pasur ndonjë presion nga Shkreli. Dodani: Unë kam dhënë dëshminë te prokuroria, atyre fjalëve i qëndroj Spak: jeni në një dijeni për një investim për një linjë elektrike në shërbim të banorëve? Dëshmitari: Jo Spak: A e njihni Kristjan Shkrelin Dëshmitari: Jemi të zonës. Është kryetar i bashkisë së Vaut të Dejës. Spak: Në vitin e kaluar 11 maj 2025 janë bërë zgjedhjet, a keni pasur kontakt për zgjedhjet elektorale? Dëshmitari: Unë s’kam pasur kontakt. Më ka marrë në telefon. Kam...