“Më duhen 60 mijë euro”, u prezantua si kushëriri i një biznesmeni, Florian Gjergji mashtron kambistin në Durrës
Një tjetër rast mashtrimi, ku dyshohet se është i përfshirë Florian Gjergji, është denoncuar në Durrës. Sipas informacioneve paraprake, i riu nga Shkodra, i cili dyshohet se ndodhet në Gjermani, ka arritur të mashtrojë një kambist duke i zhvatur 60 mijë euro. Burime bëjnë me dije se Gjergji i është prezantuar kambistit përmes mesazheve si kushëriri i një biznesmeni të njohur, me të cilin kambisti kishte miqësi. Duke shfrytëzuar këtë lidhje besimi, ai i ka kërkuar shumën prej 60 mijë eurosh dhe e ka orientuar që paratë t’ia dorëzonte një personi pranë një qendre tregtare. Pas marrjes së shumës, personi i ngarkuar për të tërhequr paratë është larguar drejt Elbasanit, ku është takuar me një tjetër person që kishte mbërritur me taksi nga një fshat...
Burimi:
vizionplus.tv