Mbyllet dita e 46-të e protestës, nis marshimi në rrugët e Tiranës
Është mbyllur dita e 46-të e protestës. Qytetarët kanë nisur marshimin nëpër rrugët e kryeqytetit. Me simbole Kombëtare, flamuj kuqezi dhe pankarta në duar, protestuesit kanë bërë thirrje për arrestimin e kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Sali Berisha. Më pas ata nisën marshimin drejt bulevardit Dëshmorët e Kombit, ku do të ndalen para godinës së Kryeministrisë, ku mbajnë edhe fjalime. /vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv