Mbi dy dekada në shërbim të lajmit! Kush ishte Enrik Mehmeti, që humbi jetën tragjikisht në aksident
Gazetaria shqiptare humbi një prej zërave të saj më të përkushtuar. Enrik Mehmeti u nda tragjikisht nga jeta mbrëmjen e kësaj të shtune pas një aksidenti në zonën e Zvërnecit, duke lënë pas një boshllëk të madh te kolegët, miqtë dhe publiku që e ndoqi prej vitesh. Për më shumë se 20 vjet, Mehmeti ia kushtoi jetën gazetarisë së terrenit. Ai ishte ndër ata reporterë që e kërkonin lajmin aty ku ndodhte ngjarja, duke sjellë me profesionalizëm, shpejtësi dhe përgjegjësi informacionin për publikun. Karrierën e ndërtoi me punë të palodhur, duke mbuluar për vite me radhë ngjarjet në qarkun e Vlorës. Raportimet e tij për News24, BalkanWeb dhe Gazetën Shqiptare u bënë një burim i besueshëm informacioni për mijëra qytetarë. Nga kronika e përditshme te...
Burimi:
javanews.al