Mbi 700 mijë euro vjedhje në Postën Shqiptare, dëshmia e arkëtares: Debati i madh që dëgjova mes Matajt e Dunit
Zbardhen dëshmitë e disa punonjëseve të Postës Shqiptare, pas skandalit për të cilin Gjykata e Durrësit la sot në burg Elisabeta Matajn, ish-drejtoreshë e filialit të Postës Shqiptare në Durrës dhe caktoi masat e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për shefen e financës Valbona Duni dhe arkëtaren Paola Dana, të cilat dyshohen se kanë përvetësuar 69 milionë lekë të rinj ose mbi 700 mijë euro. Arkëtarja Paola Dana ka deklaruar gjatë dëshmisë së saj se gjatë periudhës prill–qershor 2026, me urdhër të drejtoreshës Elisabeta Mataj, transporti i vlerave monetare drejt filialeve të Shijakut dhe Krujës është kryer në disa raste pa shoqërinë fizike të kompanisë së sigurisë, në kundërshtim me procedurat e zakonshme. “Që nga muaji prill 2026, drejtoresha Elizabeta Mataj në lidhje me shpërndarjet e lekëve në...
Burimi:
javanews.al