Mbi 2 mijë bimë kanabis/ Arrestohen dy shtetas në Shkodër, procedohet penalisht kryeplaku i fshatit Vukël
Dy persona janë vënë në pranga dhe një tjetër është proceduar penalisht në Shkodër për kultivim të lëndëve narkotike. Një 53-vjeçar është kapur në flagrancë në parcelën ku kishte kultivuar bimët narkotike, ndërsa një 52-vjeçar tjetër ka rënë në pranga për ‘moskallëzim krimi. Policia ka proceduar penalisht edhe kryeplakun e fshatit Vukël dhe ka asgjësuar me anë të djegies 2098 bimë dhe fidanë kanabisi Njoftimi: Qarku Shkodër/Vijon operacioni policor i koduar “Territor i Pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike. Goditen 2 raste të kultivimit të bimëve narkotike në fshatrat Ndrejaj dhe Vukël. Kapet në flagrancë në parcelën ku kishte kultivuar bimë narkotike dhe vihet në pranga 53-vjeçari. Arrestohet në flagrancë edhe një 52-vjeçar për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Procedohet penalisht kryeplaku i fshatit Vukël....
Burimi:
syri.net