Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh. Në pranga ranë shtetasit: E. Xh., 25 vjeç, banues në Selenicë; K. T., 23 vjeç, banues në Vlorë dhe A. C., 19 vjeç, banues në Vlorë. Sipas policisë, operacioni u zhvillua pas kallëzimit të bërë nga 70-vjeçari, i cili denoncoi se më 12 korrik 2026, tre persona kishin hyrë në banesën e tij, e kishin mbajtur me dhunë dhe e kishin kanosur me një imitues arme zjarri (pistoletë çakmak), me qëllim vjedhjen e një shume parash. Nga hetimet rezultoi se autorët kishin mbajtur në vëzhgim banesën e 70-vjeçarit për dy ditë dhe kishin marrë me qira një automjet tip “Mercedes-Benz”,...