Mashtronte të huajit të investonin në bursa fiktive, e pëson 25-vjeçarja nga Tirana, bie në prangat e policisë

Mashtronte të huajit të investonin në bursa fiktive, e pëson 25-vjeçarja nga Tirana, bie në prangat e policisë

Një 25-vjeçare ra në prangat e Policisë së Tiranës, pasi u zbulua se kishte përshtatur apartamentin e saj si Call Center, ku mashtronte të huajit që të investonin në bursa fiktive. “Blutë” kanë sekuestruar në apartament pajisje kompjuterike, celularë dhe prova të tjera materiale. “Si rezultat i informacioneve të siguruara në rrugë operative, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DPPSH, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Adapted”. Në kuadër të këtij operacioni u arrestua shtetasja M. S., 25 vjeçe, banuese në Tiranë”, thuhet në njoftim. “Shërbimet e Policisë ndërhynë në apartamentin në posedim dhe administrim të 25-vjeçares, në rrugën “Tish Daija”, i cili ishte përshtatur si call center, nga ku dyshohet...