Mashtroi qindra qytetarë me 50 mln euro, arrestohet në Dhërmi Granit Pepnika, kreu i skemës së Call Center-ve

Mashtroi qindra qytetarë me 50 mln euro, arrestohet në Dhërmi Granit Pepnika, kreu i skemës së Call Center-ve

Granit Pepnika është arrestuar në një resort në Dhërmi. Ai ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria e Tiranës si njeriu që qëndronte në krye të skemës së mashtrimit të qindrave qytetarëve përmes Call Center-ve – që kanë humbur deri në 50 milionë euro. Sipas informacioneve operacioni u krye nga Drejtoria Vendore dhe Forcat Operacionale të Vlorës. Të njëjtat burime bëjnë me dije se Pepnika me origjinë nga Tropoja nuk bëri rezistencë gjatë arrestimit të tij. Kur u godit rrjeti i Call Center-ave mashtrues? Operacioni për goditjen 3 e call center-ave mashtrues u krye në prill të këtij viti pas një hetimi dy vjeçar me të Prokurorisë së Tiranës në bashkëpunim me autoritetet austriake.Gjatë këtij aksioni, u sekuestruan 900 mijë euro cash dhe në pranga ranë 10 persona. Qëllimi i mashtruesve në këto 3 call center,...