Manovra të rrezikshme me Jet Ski në Livadh, policia bllokon mjetin dhe gjobit drejtuesin

Manovra të rrezikshme me Jet Ski në Livadh, policia bllokon mjetin dhe gjobit drejtuesin

Një drejtues mjeti lundrues Jet Ski është ndëshkuar me 10 mijë lekë të rinj gjobë pasi kreu manovra të rrezikshme pranë perimetrit të sigurisë në Gjirin e Livadhit. Sipas Policisë Kufitare, pas sinjalizimeve nga pushuesit për një mjet lundrues që po lëvizte në mënyrë të rrezikshme dhe po rrezikonte sigurinë e pushuesve, shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësia Policore Detare ndërhynë menjëherë. Gjatë kontrollit u evidentua mjeti Jet Ski me drejtues shtetasin A. L., banues në Tiranë. Nga verifikimet rezultoi se drejtuesi nuk kishte në bord dokumentacionin e detyrueshëm për mjetin lundrues. Për shkeljen e konstatuar, ai u ndëshkua me masë administrative 10 mijë lekë të rinj, ndërsa mjeti lundrues u bllokua nga autoritetet. Pamjet e manovrave të rrezikshme ishin shpërndarë edhe në rrjetet sociale,...