Makina shkrumbohet nga flakët në Korçë

Makina shkrumbohet nga flakët në Korçë

Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët në një lagje periferike të qytetit të Korçës. Burime pranë policisë bëjnë me dije se automjeti ishte i parkuar, ndërsa drejtuesi i tij ndodhej në një dyqan aty pranë. Në ato momente, ai ka vënë re se mjeti ishte përfshirë nga flakët.Lexo edhe :Related Posts Menjëherë është njoftuar Shërbimi Zjarrfikës i Bashkisë Korçë, efektivët e të cilit kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Megjithatë, automjeti është djegur plotësisht. Policia po punon për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit.