Makina del nga rruga dhe përplaset me pemën në rreth-rrotullimin e Kolonjës, plagoset një grua

Makina del nga rruga dhe përplaset me pemën në rreth-rrotullimin e Kolonjës, plagoset një grua

Një aksident ka ndodhur në rreth-rrotullimin e Kolonjës mëngjesin e sotëm. Një makinë tip “Audi” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë. Makina drejtohej nga një grua dhe ende nuk dihen motivet e vërteta të aksidentit. Në mjet udhëtonin tre persona të cilët pas aksidentit janë dërguar në spitalin e Lushnjës për kontroll dhe janë jashtë rrezikut për jetën.