Lojëra fati në lokalin në Tiranë, në pranga pronari dhe kamarieri
Në Tiranë vijon operacioni policor i koduar “Fati i Lojërave”, në kuadër të të cilit është goditur një tjetër rast i organizimit të lojërave të fatit në mënyrë të paligjshme. Gjatë kontrolleve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, u arrestuan në flagrancë dy shtetas, një 33-vjeçar administrator i lokalit dhe një 20-vjeçar punonjës i tij. Sipas hetimeve, në një lokal në rrugën “Ali Progri” organizoheshin lojëra fati në kundërshtim me ligjin. Gjatë operacionit u sekuestruan si prova materiale dy telefona celularë dhe sende të tjera që përdoreshin për këtë aktivitet të paligjshëm. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa Policia e Shtetit deklaron se do të vijojë kontrollet për goditjen e çdo rasti të lojërave...
Burimi:
javanews.al