Lirohen 5 protestuesit e opozitës të 17 prillit, Apeli u ndryshon masat e sigurisë
Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë për pesë protestuesit e ndaluar pas protestës së 17 prillit 2026. Sipas vendimit, masa “Arrest në burg” është zëvendësuar me masën “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, duke sjellë edhe lirimin e menjëhershëm të tyre. Protestuesit që përfituan nga vendimi janë: -Klemend Çuçka -Bujar Tusha -Henri Shapllo -Mirvet Toçilla -Sem Bici Vendimi u mor nga Gjykata e Apelit në Tiranë, ndërsa pesë të arrestuarit do të hetohen në gjendje të lirë.
Burimi:
syri.net