Lëvizte me pistoletë, 31-vjeçari arrestohet nga Policia te rrethrrotullimi i Rinasit

Lëvizte me pistoletë, 31-vjeçari arrestohet nga Policia te rrethrrotullimi i Rinasit

Një 31-vjeçar nga Lezha me inicialet T.M. ka përfunduar në prangat e forcave “Shqiponja”, pasi qarkullonte i armatosur me pistoletë në rrethrrotullimin e Rinasit. Pistoleta me krehër dhe municion u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. “Qarkullonte i armatosur me armë zjarri pistoletë, kapet në rrethrrotullimin e Rinasit nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, një 31-vjeçar nga Lezha. Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë dhe municion luftarak.  Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, bazuar në informacionet operative për një shtetas që qarkullonte i armatosur, në kuadër të operacionit policor të koduar “Black 2”, e lokalizuan atë në rrethrrotullimin e Rinasit, ku e kapën dhe e arrestuan në flagrancë shtetasin T. M.,...