Lamallari për Zvërnecin: Prona është private, hetim për kompaninë e sigurisë

Lamallari për Zvërnecin: Prona është private, hetim për kompaninë e sigurisë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka reaguar lidhur me ngjarjet e ndodhura në Zvërnec, ku pati përplasje mes qytetarëve, punonjësve të sigurisë private dhe policisë. Përmes një reagimi publik, Lamallari theksoi se projekti në Zvërnec zhvillohet në një pronë tërësisht private duke thënë se janë të pavërteta pretendimet se qeveria ka falur tokë për investimin. Sipas tij, prona në fjalë u është kthyer pronarëve të ligjshëm dhe është regjistruar në hipotekë vite përpara se Partia Socialiste të vinte në pushtet. Reagimi i plotë Projekti i Zvërnecit lidhet me një tokë tërësisht private dhe qeveria shqiptare as ka falur tokë, as ka tokë për të falur – jo vetëm sepse ne nuk i kemi falur ndonjëherë tokë askujt, po edhe sepse në këtë rast ajo pronë...