Zjarr në një pallat në Vlorë, flakët përfshijnë një apartament në katin e tretë, detajet e para

Zjarr në një pallat në Vlorë, flakët përfshijnë një apartament në katin e tretë, detajet e para

Një zjarr ka përfshirë një apartament në katin e tretë të një pallati në rrugën Transballkanike në Vlorë. Tymi dhe flakët kanë alarmuar banorët e zonës, ndërsa shërbimet zjarrfikëse janë nisur drejt vendit të ngjarjes. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe nëse ka persona të lënduar.