Kurban Bajrami në Kosovë, myftiu i ashpër me politikën: Na keni lodhur!
Besimtarët myslimanë në Kosovë po kremtojnë Kurban Bajramin, festë e cila simbolizon sakrificën ndaj Zotit, si dhe humanitetin dhe solidaritetin mes njerëzve. Ceremonia qendrore e faljes së namazit të Kurban Bajramit u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, me mesazhe për paqe, solidaritet, harmoni dhe dashuri ndërmjet njëri-tjetrit. Mesazhet kryesore për këtë festë i dha Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava. Duke njohur situatën politike, ai ftoi subjektet politike që të unifikohen për të mirën e vendit dhe të krijojnë kushte më të mira për të rinjtë. Myftiu i Kosovës Naim Tërnava shprehet: “Fatkeqësisht, interesat e ngushta grupore dhe përplasjet e pafundme politike të partive tona kanë lodhur qytetarët tanë dhe kanë krijuar pasiguri për të ardhmen. Mbajtja e zgjedhjeve të njëpasnjëshme, mungesa e unitetit...
Burimi:
javanews.al