Krimi kontrollon Sarandën/ Atentatorët dyshohet se u larguan me skaf, zbardhet e kaluara e Rubatit

Krimi kontrollon Sarandën/ Atentatorët dyshohet se u larguan me skaf, zbardhet e kaluara e Rubatit

Krimi duket se kontrollon plotësisht Sarandën. Vitet e fundit, por sidomos sivjet, ngjarjet e rënda në qytetin bregdetar kanë tronditur opinionin publik. Thimjo Rubati, i njohur edhe me emrin Sandri, u plagos rëndë në një atenta mafioz mbrëmjen e kaluar. Raportohet se ai është transportuar në mbrëmje drejt spitalit të Janinës, pasi u plagos në biznesin e tij në Sarandë nga dy persona që lëviznin me motor e me skafandra. Dyshohet se autorët kanë ardhur nga stadiumi në drejtim të portit kanë qëlluar drejt Thimjo Rubatit 9 herë me armë pistoletë 9 mm dhe më pas janë kthyer përsëri për t'u larguar nga edhe erdhën. Ata janë larguar nga vendngjarja drejt zonës së plazheve në zonën e Baba Rexhepi dhe dyshohet se mund të jenë...