Krimet zgjedhore/ SPAK ndryshon strategji: Të ashpërsohen dënimet, hetimet deri te përfituesit realë

Krimet zgjedhore/ SPAK ndryshon strategji: Të ashpërsohen dënimet, hetimet deri te përfituesit realë

Lufta kundër krimit zgjedhor duhet të kalojë në një fazë të re, me më shumë koordinim institucional, hetime financiare deri tek ndërmjetësit, organizatorët dhe ata që përfitojnë nga deformimi i vullnetit të zgjedhësit, si edhe një politikë penale më efektive. Këto ishin qëndrimet kryesore të kreut të SPAK, Klodian Braho, gjatë raportimit në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, ku u diskutua për efikasitetin e masave penale në procesin zgjedhor. Sugjerimi i parë i SPAK është hartimi i një Strategjie Kombëtare për Parandalimin, Identifikimin dhe Hetimin e Krimit Zgjedhor. “Përvoja tregon se krimi zgjedhor nuk është vetëm çështje e një institucioni dhe nuk trajtohet vetëm nëpërmjet reagimit penal pas kallëzimit. Ai kërkon një qasje të integruar, ku parandalimi, monitorimi administrativ, raportimi qytetar, verifikimi policor,...