Korçë, një polic i vrarë dhe një polic i plagosur! Shkuan të arrestonin ish komandon e dënuar për drogë

Korçë, një polic i vrarë dhe një polic i plagosur! Shkuan të arrestonin ish komandon e dënuar për drogë

Efektivi i policisë Enea Mekolli, 34 vjeç, ka mbetur i vrarë, ndërsa kolegu i tij Edison Adri ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni për kapjen e shtetasit Violand Braçellari, ish-komando, që mbeti i plagosur nga shkëmbimi i zjarrit. Operacioni u zhvillua në fshatin Lozhan të Korçës në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje. Dy të plagosurit janë nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Violand Braçellari rezulton me precedentë penalë, i dënuar për kultivim kanabisi. SYRI TV Një operacion për kapjen e një personi me rrezikshmëri të lartë në fshatin Lozhan të Korçës ka agravuar në shkëmbim zjarri, ku ka mbetur i vrarë një efektiv policie, ka mbetur i plagosur kolegu i tij, si dhe vetë agresori që ishte...