Kontrolle në burgun e Shkodrës, gjenden dhe sekuestrohen tre telefona

Kontrolle në burgun e Shkodrës, gjenden dhe sekuestrohen tre telefona

Në kuadër të forcimit të masave të sigurisë dhe parandalimit të futjes apo mbajtjes së sendeve të ndaluara, në Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Shkodër është zhvilluar një kontroll i gjerë nga Grupi i Sigurisë. Kontrollet janë ushtruar nën drejtimin e Drejtuesit të Institucionit, Shefit të Policisë, Specialistit të Agjencisë së Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Sipas njoftimit zyrtar, kontrollet janë zhvilluar në dhomat e banimit dhe ambientet e përbashkëta të institucionit. Gjatë kontrollit fizik të paraburgosurit Gjergj Zefi është konstatuar dhe sekuestruar një aparat celular i tipit “iPhone”. Personi është veçuar menjëherë, ndërsa për rastin është hartuar raport incidenti dhe dokumentacioni përkatës procedural. Po ashtu, gjatë kontrolleve në ambientet e përbashkëta janë gjetur edhe dy telefona të tjerë celularë të tipit “iPhone”,...